Lidhja mes terrorizmit të supremacistëve të bardhë dhe islamofobisë: Rasti i Dylann Roof dhe Anders Breivik

Disa ditë më parë prof. Juan Cole publikoi një artikull më një titull provokues: Rrjeti anti-islam në Europë ka nxitur Dylann Roof-in që të kryej vrasjet në Charleston.
 
Në fillim prof. Cole ofron një kontekst historik të vonshëm, duke theksuar se Rrjeti i Islamofobisë ka ndihmuar në nxitjen e terroristin Anders Behring Breivik për të kryer vrasjet në masë. Më pas prof. Cole citon një paragraf nga manifesti I Roof-it i cili le të kuptohet se bëhet fjalë për të njejtën bindje ideologjike si ajo e Breivik­-ut me shokë:
 
“Që këtu fillova të hulumtoj në thellësi dhe zbulova atë që po ndodhte në Europë. Pashë se të njëjtat gjëra po ndodhnin edhe në Angli, Francë e në të gjitha vendet e Europës perëndimore. E pashë vetën në mosbesim. Ne amerikanëve na kanë mësuar se duhet ta pranojmë bashkëjetesën në një vend të përbashkët ku të zinjtë dhe minoritetet e tjera kanë po aq të drejtë të jenë këtu sa ne, duke qenë se të gjithë jemi emigrantë. Por Europa është atdheu i njerëzve të bardhë, e në një farë mënyrë situata këtu është akoma më keq. Këtu zbulova problemin e hebrenjve dhe shumë probleme të tjera me të cilat përballet raca jonë. Sot mund të them se jam krejtësisht i vetëdijshëm për racën.”
 
Përgjigja e parashikueshme e atyre që do të mundohen ta  distancojnë ideologjinë e tyre të mbushur me urrejtje  nga ajo që bëri Dylannn Roof-i, do të jetë se ai nuk ka përmendur me emër ndonjë politikan europian racist si Geert Wilders, e as nuk ka cituar Robert Spencer-in apo Pamela Geller-in në mënyrë specifike, siç kishte bërë Breivik-u. Gjithashtu ata mund të pretendojnë edhe se Roof­-i nuk po i referohej fare muslimanëve të Europës.
 
Megjithatë, ata që do ta kundërshtonin këtë do të ishin gabim. Roof-i ishte pa pikën e dyshimit i ndikuar nga komplotet islamofobike kur përmendi se “të njëjtat gjëra po ndodhnin edhe në Angli, Francë e në të gjitha vendet e Europës perëndimore… Europa është atdheu i njerëzve të bardhë, e në një farë mënyrë situata këtu është akoma më keq”.
 
Që të dy; Breivik-u dhe Roof-i e shohin Europën si atdheun e të Bardhëve (“popullit” të tyre), i cili “kërcënohet” nga “pushtimi i jashtëm.”
Këtu duhet të vihet në dukje se Roof-i citoi Këshillin e Qytetarëve Konservativë (CoCC) si ndikues i veçantë te racizmi i tij vrastar kundër të zinjve. Ky ndikim ka rritur paranojën e tij në perceptimin e padrejtësisë dhe besimit se në një farë mënyrë të Bardhët janë një klasë e shtypur, “gratë e të cilëve përdhunoheshin” nga burrat e zinj, të cilët “po marrin krah.” Kjo gjuhë është e ngjashme me atë që dëgjojmë kundër muslimanëve nga Rrjeti i Islamofobisë, sidomos ndaj muslimanëve në Europë.
Në fakt, një përfundim i tmerrshëm i racizmit të tyre kundër të zinjve është urrejtja e tyre islamofobe dhe teoritë e komplotit. Një kërkim i thjeshtë i termit “Islam” në faqen e Këshillit të Qyetetarëve Konservatorë na nxjerr artikuj të tillë si: “Supremacisti i bardhë Jared Taylor duke diskutuar rreth një Lufte të Tretë Botërore të mundshme midis Europës dhe “Islamit,” pohon se Facebook-u i Mark Zuckerberg po censuron kritikën ndaj Islami, artikujt e shumtë që mbështesin grupet europiane dhe invidividët e përfshirë me grupin anti-musliman PEGIDA, promovimin e komplotit të “islamizimit” nga partia PVV e Geert Wilders-it, duke cituar në mënyrë pozitve Bill Maher-in për pikëpamjet e tij mbi Islamin dhe muslimanët, frikën nga përhapja e Islamit në burgjet amerikane, ku pohohet se hebrenjtë po mbështesin “islamizimin” e Europës si “hakmarrje ndaj Holokaustit” (një narrative islamofobe-antisemite, të cilën autori i këtij teksti e ka diskutuar në një artikull tjetër). Ka gjithashtu shumë artikuj ku pohohet se “askush nuk i ka keqtrajtuar të zinjë siç kanë bërë muslimanët,” një përpjekje kjo për të shfajësuar veten për pikëpamjet e tyre raciste, duke i projektuar ato te një fe tjetër.
 
Prandaj, nuk është aspak e tepruar të themi se ankthi që Roof-i kishte rreth “asaj që po ndodh në Europë” i referohej gjuhës islamofobe, narratives dhe teorive të komplotit, të cilat janë të përbashkëta në mesin e rrymave të ndryshme dhe tendencave që janë pjesë e Rrjetit trans-Atlantik të Islamofobisë.
 
Shqetësimi kryesor i Roof-it ishte raca dhe të parit e cdo gjejë përmes lentës së “vetëdijes racore.” Ndërsa Breivik-u fokusohet gjithashtu në aspekte të tjera të identitetit të civilizimit, sidomos trashëgimisë së krishterë
 Manifesti i çmendur i Roof-it është më i shkurtë se ai i Breivik-ut prej 1,500 faqesh, megjithatë, aty mund të shihen gjëra të përbashkëta, bashkë me disa dallime të vogla në bindjet e tyre. Që të dy; Breivik-u dhe Roof-i e shohin Europën si atdheun e të Bardhëve (“popullit” të tyre), i cili “kërcënohet” nga “pushtimi i jashtëm.” Roof-i nuk e përmend Krishterimin në mënyrë speficike, ndërsa Breivik-u në mënyrë eksplicite e konsideron veten pjesë të një lëvizjeje neo-kryqtare, ndryshe, pjesë e grupit “Templarët e Natës” (duhet të theksohet këtu se “Deklarata e parimeve” të CoCC pohon se Amerika është një “vend i krishterë”, i cili duhet të jetë i përbërë vetëm nga “popuj europianë”). Shqetësimi kryesor i Roof-it ishte raca dhe të parit e cdo gjejë përmes lentës së “vetëdijes racore.” Ndërsa Breivik-u fokusohet gjithashtu në aspekte të tjera të identitetit të civilizimit, sidomos trashëgimisë së krishterë.
Ka fakte të bollshme se Roof-i kishte bindje kundër të zinjve për vite me rradhë dhe se nuk kishte nevojë për ndikimin e rrymave të supremacistëve të bardhë nga Rrjeti i Islamofobisë për të vrarë dhe terrorizuar në Charleston. Tek e fundit, ai ishte një racist i mbushur me urrejtje nga të zinjve dhe racave të tjera (çuditërisht ai admironte aziatikët lindorë dhe i shihte të gjithë si aleatë). Megjithatë, është e qartë se Roof-i është radikalizuar më tej nga vizita e tij te CoCC dhe nuk ka asnjë dyshim se rëndësia  që i kanë dhënë ata narratives së Rrjetit të Islamofobisë në faqen e tyre në internet ka ndikuar dhe ka rritur bindjen e tij ideologjike se të bardhët po shtypen në të gjithë botën.
 
Observer.al
Artikulli paraprakIndustria fitimprurëse e Islamofobisë (pj.3)
Artikulli vijuesRealizmi socialist si prodhues i përfytyrimeve esktreme antifetare në letërsinë shqipe