Liga arabe dënon terrorizmin e kryer në emër të Islamit

0
196

Liderët e 22 vendeve të Ligës Arabe, pavarësisht ndasive mbi çështjen e Iranit dhe të Turqisë, kanë dënuar të hënën njëzëri dhunën dhe terrorizmin e kryer në emër të Islamit.

Në samit nuk kanë marrë pjesë presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi për shkak të angazhimeve të shumta në vend, si dhe mbreti saudit Salman për shkaqe shëndetësore, njofton AFP.

Mikëpritësi Nikoqiri i samitit, presidenti i Mauritanisë, ka kritikuar dhunën e verbër të terroristëve, si dhe ndërhyrjen nga jashtë. të cilat siç ka thënë ai, i kanë kontribuar paqëndrueshmërisë në botën arabe.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për përpjekje të reja për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, duke theksuar se paqëndrueshmëria rajonale do të zgjasë derisa kjo çështje të mos zgjidhet.

Kryeministri egjiptian, Sherif Ismail ka bërë thirrje në krijimin e “strategjisë arabe për të luftuar terrorizmin”, ka raportuar agjencia franceze.

“Terroristët kanë prishur mesazhin islam të paqes”, ka shtuar ai.

Samiti do të fokusohet në sigurinë dhe planet për forcat e përbashkëta në rajonin, të cilin e rëndojnë konflikte dhe tensione të shumta. /tesheshi.com/