Një tjetër granatë e hedhur nga ana e Sirisë bie në fshatin Damllaxhëk të Turqisë

Në afërsi të fshatit Damllaxhëk (Damlacik) të nënprefekturës Xhejlanpënarë të Shanllëurfas ka rënë një granatë e tankut e shtënë gjatë përleshjeve që vazhdojnë në qytetin Rasul Ajn të Sirisë.

Granata e cila ra në arë me grurë shkaktoi panik në fshat.

Forcat e sigurisë dolën në vend të ngjarjes dhe asgjësuan granatën e pashpërthyer.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë pas shpërthimit mblodhën copat e shrapnelit të cilat i morën për hetim.

Ndërkaq gropa e hapur nga shpërthimi i granatës u mbulua me buldozer.

Në anën tjetër pritet që sistemi i mbrojtjes kundërajrore të tipit Patriot që do të vijë nga Gjermania në Kahramanmarash të Turqisë, të mbërrijë të hënën në portin Iskenderun.

Pas përfundimit të shkarkimit nga anija këto sisteme do të marrin rrugë për në Kahramanmarash ku do të vendosen./trt/kohaislame

Artikulli paraprakKeçapi lan njollat nga enët, ndërsa çaji “fshin” ndryshkun nga veglat e kopshtit
Artikulli vijuesJebali: Njohja e Kosoves nga Tunizia, çështje e kryer