Liga Arabe dënon vendimin e Izraelit për të mos lejuar Unescon në Jerusalem

Liga Arabe ka dënuar vendimin e Izraelit për të mos e lejuar UNESCO-n të shkojë në Jerusalem.

Në deklaratën me shkrim të Ligës Arabe në lidhje me vendimin e Izraelit thuhej: “Dënojmë fuqimisht këtë qëndrim që shpërfill komunitetin ndërkombëtar dhe që ndalon vajtjen e delegacionit në Jerusalem. Izraeli për të fshehur rrezikun e kthimit të Jerusalemit në një vend të hebrenjve dhe për të vijuar punimet larg syve të botës ka marrë një vendim të tillë”.

Në deklaratë gjithashtu shkruhej se opinionit publik ndërkombëtar i bëhet thirrje për t’i bërë presion Izraelit që ti bindet vendimeve ndërkombëtare dhe të ushtrojë sanksione dënuese mbi të.

Ditën e hënë, Ministria e Jashtme Izraelite në një njoftim që i kishte dërguar UNESCO-s shkruante se kishte anuluar vizitën e organizatës në Jerusalem./TRT/kohaislame

Artikulli paraprak87.5 Milion të vrarë nga Perëndimi – Terrorizmi i Vërtetë (VIDEO)
Artikulli vijuesFrancë – Mbi një milion persona në protestën kundër martesave të homoseksualëve