Francë – Mbi një milion persona në protestën kundër martesave të homoseksualëve

Organizatorët e protestave të sotme në Paris kundër ligjit të martesave mes homoseksualëve njoftuan se në marshime morën pjesë mbi një milion persona.

”Jemi mbi një milion pjesëmarrës në këtë protestë”, deklaronin organizatorët e ”Manif pour Tous”, bashkësia e lëvizjeve të kundërshtojnë miratimin e ligjit që mundëson martesat dhe adoptimet e fëmijëve për persona homoselsualë.

Protesta e fundit u zhvillua sot në Paris dhe burimet policore njoftuan për një pjesëmarrje prej të paktën 150 mijë personash. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakLiga Arabe dënon vendimin e Izraelit për të mos lejuar Unescon në Jerusalem
Artikulli vijuesSiri – Të paktën 30 të vdekur në luftimet në rajonet e Halepit dhe Kusejrit