Liga Arabe i kërkon Rusisë të ndërpresë furnizimin me armë të Damaskut

0
120

Liga Arabe i ka kërkuar Rusisë të ndërpresë furnizimin e Damaskut me armë. Zv. Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed bin Halij, është shprehur se çdo mbështetje për aktet e dhunës duhet ndërprerë menjëherë. Duke i dërguar regjimit sirian pajisje ushtarake, ju thjesht po kontribuoni në vrasjen e më shumë njerëzve, gjë e cila duhet ndërprerë menjëherë.”

Kjo kërkesë e Ligës Arabe vjen paralelisht me presionet perëndimore ndaj Rusisë që të heqë dorë nga furnizimi me armë për regjimin sirian.
Damasku ka përdorur helikopterët e marrë prej Rusisë kohët e fundit, për shtypjen e opozitës dhe protestuesve.
Nga ana tjetër, gazeta britanike Guardian ka bërë me dije detaje të një plani amerikano-britanik për organizimin e një samiti për çështjen siriane. Sipas gazetës Britania dhe SHBA, mund ti ofrojnë amnisti presidentit sirian Asad, nëse pranon bisedimet për paqe dhe se ai mund të marrë pjesë në samitin e OKB-së rreth kalimit të pushtetit. /ardhmeriaonline/kohaislame