Legjislacioni për shtrëngimin e kufizimeve për pranimin e refugjatëve sirianë dhe irakianë në Shtetet e Bashkuara, ka ngecur në Senatin amerikan pasi senatorët demokratë kanë arritur ta bllokojnë atë.
Repubikanët në Kongres e kanë mbështetur fuqishëm projekt-ligjin, duke thënë se nevojiten masa të forta për garantimin e sigurisë së amerikanëve dhe për parandalimin e sulmeve nga radikalët ose grupet terroriste, siç është grupi militant Shteti Islamik.
Lejimi apo jo i refugjatëve ka ngjallur debat të nxehrë në mesin e atyre që synojnë të jenë president të Shteteve të Bashkuara pas presidentit Barak Obama, mandati i të cilit përfundon sivjet.
Demokratët e kanë quajtur ligjin si një sulm ndaj njerëzve që po ikin nga luftërat. Ata kanë votuar kundër dhe me votat e tyre ka bërë që projekt-ligji të mos avancojë në senat.
Projekt-ligji pason pas sulmeve në Paris që lanë të vdekur 129 persona.
Uashingtoni ka ofrruar strehim për më se paku të ikur nga milionat që kanë ikur nga Siria dhe Iraku. Shumë nga aleatët e SHBA-së, në Evropë dhe Lindjen e Mesme, kanë strehuar shumë më shumë refugjatë.
Obama ka paralajmëruar gjatë vitit të kaluar se do të pranojnë 10 mijë sirianë