Limaj: Nuk e dimë çka hajn fëmijët tanë, në Kosovë asgjë nuk kontrollohet

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se në Kosovë asnjë produkt që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Ka thënë se kanë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar këtë gjendje.“Çka do që hyn në Kosovë nuk kontrollohet.

Nuk e dimë çka hajn fëmijët tanë”, ka thënë Limaj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.Ai ka thënë se disa agjenci janë duke u sjellë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me politikat qeveritare.“Vetëm një institucion bën politika në Kosovë. Është Qeveria që bën politika. Agjencitë tjera duhet të respektojnë politikat e Qeverisë që janë aprovuar në Parlament”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se ka agjenci të pavarura që e pengojnë njëra-tjetrën.“Përgjegjës për politikat e mira apo të këqija është Qeveria”, ka thënë Limaj.

Artikulli paraprakA ia vlen ta mësoni gjermanishten, cilat janë përfitimet
Artikulli vijuesAnëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare çdo ditë po bëhet më i vështirë