Festë dhe sfida

Kryetari i Komisionit për amendametimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami ka deklaruar se, pas një angazhimi serioz vendor dhe ndërkombëtar, më 10 shtator Republika e Kosovës do të ketë sovranitet të plotë.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Bajrami ka vlerësuar se përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë nuk ka qenë një proces i lehtë për institucionet e shtetit të Kosovës.

Bajrami ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga përfundimi i këtij procesi, përkundrazi të gjithë qytetarët e Kosovës-pa dallim etnike- duhet ta ndjenjë veten të sigurt në shtetin më të ri të Evropës.

Bajrami ka thënë se ka vend për festë më 10 shtator, kur pritet të përfundojë gjithçka sa i përket mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

“Pas 10 shtatorit lajmi për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës do të merret me relevancë nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë. Me fjalë të tjera, mund të priten lëvizje pozitive drejt njohjeve të reja për të cilat Kosova ka shumë nevojë”, është shprehur Bajrami, duke shtuar se integrimi i veriut, konsolidimi dhe avancimi i shtetit të Kosovës brenda dhe jashtë do të mbesin sfidat kryesore.kohaislame

Artikulli paraprakRexhepi: S’jap dorëheqje, dhe pikë
Artikulli vijuesNË FERIZAJ 168 ZJARRE GJATË GUSHTIT