Limaj: Reçaku, dëshmia e planit serb për shfarosje

0
274

Lideri I nisma-s për kosovën, fatmir limaj ka bërë homazhe në reçak, ku ka deklaruar se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është reçaku.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se plani serb ishte për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë.

Ja postimi i plotë i limajt:

Sot isha për vizitë në reçak, ku sot bëhen 18 vite nga epopeja e reçakut, bëhen 18 vite që kur edhe sytë e botës u tmerruan nga ngjarja që tronditi opinionin, ku më 1999 në reçak ndodhi krim I tmerrshëm kundër njerëzimit.

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjaret e dëshmorëve të reçakut dhe për gjithë kosovën, 18 vite më parë fati I qytetarëve të kosovës ishte në udhëkryq. Dëshmia më e mirë se cili ishte plani I shtetit serb për shqiptarët është reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë.

Duke ju falënderuar zërit humanitar, njerëzor, diplomatik dhe demokratik nga I nderuari ambasadori voker dhe angazhimin e shumë ushtarëve dhe qytetarëve të komunës së shtimes dhe fshatit reçak, fatet e kosovës ndryshuan duke filluar bota ta sheh dhe mirret shumë seriozisht me regjimin e millosheviqit, dhe çdo gjë që ka ardhur pas kësaj dhe në shërbim të mirë për kosovën, ka ardhur duke ju përkulur dhe falënderuar gjakut të këtyre njerëzve.

Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfillt të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij vendi.

Është një moment I veqantë, ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të jetojmë me këtë përkujtim të lartë. Lavdi!./kumti.com