Limaj thotë se është i habitur me heshtjen e PDK-së

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se po habitet nga heshtja e Partisë Demokratike të Kosovës pas, siç ka thënë ai, publikimit të një komploti ndaj tij.
Limaj, në emisionin Click në RTV21, ka thënë se presidentja e vendit në bazë të kompetencave të saj që ka duhet të kërkojë që ky rast të trajtohet seriozisht. Por, ai thotë se këtij rasti do t’i shkojë deri në fund.
 
Megjithëse PDK si parti ka heshtur, Limaj thotë se kolegë të tij nga ish-partia e kanë thirrur duke e mbështetur dhe duke u shqetësuar për këtë çka ka ndodhur.
 
“Koha Ditore” ka raportuar se një gjyqtar i EULEX-it ka pasur për qëllim që ta dënojë Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij në rastin “Kleçka” për ta përjashtuar nga jeta politike. Madje, një punëtor ligjor i EULEX-it ka thënë se urdhri për këtë ka ardhur nga partia në pushtet, që në atë kohë ishte ish-partia e Limajt, PDK-ja/Telegrafi
Artikulli paraprakReali kualifikohet
Artikulli vijuesAmbasadori amerikan:"Ishallah nuk sëmureni!”