Iniciativë e rrallë kosovare, që të dëgjojmë cicërima në Pranverë

Iniciativa e rrallë “Eja ushqeje një zog” Që ta dëgjojmë cicërimën në Pranverë

Ne mëngjesin e hershem të ditës diel një grup mbi 20 djelmosha, morën rrugën drejt maleve te Dragashit gjegjësisht ne fshatin Shajnë. Rruga nuk ishe pa fatkeqësi, por prishja e mjetit te udhëtimit nuk i ndaloj ata qe kishin marr synim qe zogjtë e kësaj ane sot te flenë barkmbushur. Ide kjo qe kishte ngacmuar qe moti zemrat e tyre nga kushtet atmosferike qe mbretëronin ne këtë kohe.

Edhe pse koha këtë mëngjes mbretëronte me diell për ca minuta gjatë ngjitjes ne bjeshke filloi një furtune e pa parashikuar zuri ekipin ne befasi, qe lëkundi ca zemra qe te ktheheshin ne ndonjë kafe e te pritnin qetësimin e motit. Por jo, gjetëm guximin nga thellësia e shpirtit qe mos te dorëzohemi, e premtimin e dhënë vetvetes ta realizojmë edhe duke u lagur gjer ne palcë.

Pas tejkalimit te situatave te vështira atmosferike e deri ne lodhje te ca anëtarëve gjetëm qetësin dhe pushimin ne shtëpinë malore te Shajnes me mikpritjen e vendaseve, u ngrohem shpirtërisht e fizikisht. Madje nuk na ndaloj as ushqimi tradicional i përgatitur ne kasolle, as rehatia e ngrohtësia saj qe te jep kënaqësinë e pa krahasueshme nuk i ndaloj ata qe synimi tyre ishte qe zogjtë mos te ngordhin urie. E si thotë fjala arte, kush mëshiron ata qe janë nën qiell, e mëshiron Ai mbi qiell.

E kur veprat flasin me shume se fjalët, fjalët le të heshtin.

Per Exploring: Xhemajli Selimi

Ndërsa neve si redaksi shfaqim mirënjohje të thellë nga ky shembull i mirë dhe nuk na mbetet vetëm se t’i mbështesim, tu bashkohemi në çdo formë që mundemi dhe ta përhapim mirësinë ndër të tjerë.

Kjo iniciativë u mbështet nga: Valteks dhe SARA N.P.T

Realizoi projektin: Exploring NGO
https://www.facebook.com/exploringkosova
Qe ta dëgjojmë cicërimën në Pranverë

zog1 1zog1 2zog1 1zog1 2

zog1 1zog1 2 zog1 1zog1 2

zog1 1zog1 2zog1 1zog1 2

zog1 1zog1 2zog1 1zog1 2

zog1 1zog1 2zog1 1

Artikulli paraprakShqiptari i Maqedonisë vendin e katër në botë në garat Kuranore
Artikulli vijuesMustafi ndal Ronaldon