Linja prestigjioze Dolce & Gabbana me koleksion mjaft të veçantë

Rikthimi i përshpejtuar i grave muslimane tek tradita e tyre e natyrshme e mbulesës si fenomen global, duket se çdo ditë e më shumë po bie në sy edhe të bizneseve perëndimore të veshjes, madje edhe atyre më prestigjioze.

Linja prestigjioze dhe luksoze e prodhimit të veshjeve dhe aksesorëve, Dolce & Gabbana, ka realizuar për një koleksion mjaft të veçantë.

Stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kanë krijuar linjën e re të veshjeve me “hixhab”, mbulesën e veshjes sipas fesë Islame, duke synuar tregjet e luksit në Lindjen e Mesme, transmeton Klan Kosova.

Koleksioni është tashmë në shitje në disa prej dyqaneve të vendeve të Lindjes së Mesme, ku vetëm gjatë 2013-ës blerësit myslimanë shpenzuan plot 200 miliardë dollarë për veshje.

Ky koleksioni i veçantë do jetë në shitje edhe në dyqane të Parisit, Milanos, Londrës dhe Munihut.

Artikulli paraprakSpitalit Amerikan dhe kriminelët mantel bardhë po ndryshojnë ligjet që i kanë shkelur deri tash
Artikulli vijuesFARAONIZMI I KOHËVE TONA | ISMAIL BARDHI