Protesta madhështore e Këshillit Opozitar, e detyron BDI-në nga frika të heq dorë prej zgjedhjeve

Protesta madhështore e Këshillit Opozitar ku morrën pjesë mbi 30 mijë protestues shqiptar, e cila u organizua edhe mbështet edhe nga pjesëtarja e këtij këshili, Lëvizja BESA dhe u përkrah nga forcat opozitare, Organizata të Ndryshme Jo qeveritare, intelektualë dhe qyetatarë pa dallim moshe, siç duket ka trembur Bashkimin Demokratik për Integrim, i cili ishte e vendosur deri në moment të fundit të shkojë në zedhjet e 5 qershorit, por pas kësaj proteste, sot ka dalë me kumtesë se nuk do të shkojë në këto zgjedhje. Mospjesëmarrjen në këto zgjedhje e kishin konfirmuar të gjitha partitë opozitare, me përjashtim të VMRO – DPMNE’së – BDI-së, duke treguar si pretekst mosrespektimin e Marrëveshjes së Përzhinës.

Pastrimi i listave zgjedhore dhe reformat në media ishin parakushtet thelbësore për pjesëmarrje të partive opozitare në zgjedhje.

E vetëdijshme për faktin se rrezikon të jetë e vetmja parti shqiptare që do t’i legjitimonte zgjedhjet e Nikolla Gruevskit, si dhe duke parë mllefin e popullit që si asnjëherë më parë protestoi me moton: për drejtësi, demokraci dhe dinjitet, BDI është frikësuar se pjesëmarrja në këto zgjedhje do ta përjashtonte përfundimisht nga skena politike dhe do ta bënte të pandalshme fitoren e forcave opozitare, respektivisht tashmë dominancën e shfaqur me forcat përbërëse të Këshillit Opozitar, që organizuan protestën më madhështore në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë.

Ndryshe, sot anëtari i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti ka shkruar: ““Me 9 Maj dolën rreth 30 mi protestues, ndërkaq në protestën e ardhme do jenë dyfish më shumë! Dhe heronjtë e asaj dite ishin të gjithë protestuesit, të gjithë ata që e dridhen Shkupin, e jo ne që i organizuam ato dhe më së paku, jo ne që shfrytëzuam foltoren! Sa vlejmë, dhe sa do vlenim ne, pa atë vrull rinor?! Andaj ata e morën me vete heroizmin që u takonte dhe me dinjitet dhe krenari u shpërndan, duke mos shkelur asnjë lule nëpër bulevardet e Shkupit! Ata u shpërndan dhe lanë pas vetes porosinë e qartë: se nuk ia vlen të bashkosh parti sa për ti kënaqur ambiciet e sëmura të liderëve partiak, nëse nuk dinë ta bashkosh popullin dhe se, nëse Maqedonia bëhet e shurdhër ndaj zërit të tyre, se nëse ky shtet edhe tutje do ndërtohet pa shtyllën shqiptare, se nëse Maqedonia beson se vetëm shqiptari i korruptuar është shqiptar shtetformues si dhe, nëse Maqedonia nuk e lexon drejt porosinë që ia përcolli rinia shqiptare me 9 Maj, atëherë ajo rrezikon që një ditë, ta dëgjojë ushtimën shkatërrimtare të mllefit rinorë!” /Saktë.net

Artikulli paraprakJeta misterioze e Fetullah Gulenit po i shqetëson edhe fqinjët
Artikulli vijuesEgjipti hap kufirin me Gazën për një periudhë dy ditore