Ekziston një liqen në botë, ku vetëm disa minuta not në të, do të shkaktonin një vdekje të sigurt.
Jo vetëm kaq, por edhe qëndrimi në bregun e liqenit Karashai, në Rusi, brenda një ore mund të shkaktojë pasoja të parikuperueshme për shëndetin.
I ndodhur në krahinën e Cheljabinskut, pranë kufirit me Kazakistanin, liqeni pozicionohet fare pranë një reaktori bërthamor, mbetjet e të cilit prej dekadash janë derdhur në liqen.
Si rrjedhojë, ndotja radioaktive ka arritur një kufi deri 300 herë mbi nivelin e tolerueshëm nga trupi i njeriut, në 600 roentgen.
Për 45 vite, aktiviteti që ndodhte në këtë zonë, gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik konsiderohej si një sekret shtetëror.
Katastrofa ekologjike në Karashai u zbulua vetëm pasi ish-Presidenti Boris Yeltsin, i lejoi në vitin 1992 shkencëtarëve të huaj që të kishin akses në zonat e ndryshme industriale të Rusisë.
Rezatimet në Karashai janë disa dhjetëra herë më të larta se ato të Chernobilit, impiantit ukrainas, ku është regjistruar katastrofa më e madhe bërthamore e historisë në kohë paqeje.
Ndonëse banorët e zonës e njohin mirë rrezikun e frekuentimit të liqenit, në krahinën e Çeljabinskut është regjistruar një rritje prej 21% i rasteve me kancer, 25% i problemeve në lindje dhe një nivel 41% se mesatarja kombëtare i rasteve me leuçemi.
Në disa fshatra ngjitur, gjendja ishte aq kritike, sa dy në tre persona vuanin nga problemet e shkaktuara nga rrezatimi i lartë./Portalb