Lirohet francezja dhe përkthyesja e saj që u rrëmbyen në Jemen

Isabelle Prime dhe përkthyesja Sheren Makawi ishin rrëmbyer nga persona të pa identifikuar në bulevardin 45 në Sana të Jemenit.

Është liruar qytetarja franceze dhe përkthyesja e saj të rrëmbyer në kryeqytetin e Jemenit në Sana, raporton Anadolu Agency (AA).

 
Sipas informacionit të marrë nga burimet e policisë, theksohet se janë liruar qytetarja franceze, Isabelle Prime dhe përkthyesja e saj, Sheren Makawi të cilat u rrëmbyen nga persona të pa identifikuar në muajin shkurt.
 
Në deklaratën e saj përkthyesja Sheren Makawi e cila ishte rrëmbyer më parë është shprehur:  “Falënderuar qoftë Zoti që më fali jetën pas të gjitha llojeve të rrahjeve dhe të poshtërimit që përjetova”.
 
Isabelle Prime dhe përkthyesja Sheren Makawi të cilat punonin për Fondin e Mirëqenies Sociale e cila është një ndër institucionet humanitare që operon në Jemen, ishin rrëmbyer nga persona të pa identifikuar në bulevardin 45 në Sana të Jemenit.
 
Franca, për shkak të problemeve të sigurisë pati mbyllur ambasadën e saj në Jemen më 11 shkurt. Në Jemen për shkak të mungesës së sigurisë përjetohen shpeshherë ngjarje të dhunshme si dhe shpesh ndodhin rrëmbime dhe vrasje ndaj personave me origjinë të huaj./AA
Artikulli paraprakGjobitet me 57,500 dollarë hakeri 16 vjeçar në Suedi
Artikulli vijuesKinë, Yahoo mbyll zyrën në Pekin, afër 350 punonjës mbesin pa punë