Moska: Rusia veto nëse OKB vendos ndërhyrje ushtarake në Siri

MOSKË- Rusia do të vendosë veton nëse do të shqyrtohet alternativa e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake ndërkombëtare në Siri, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, e cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

”Moska do të përdorë të drejtën e vetos”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Ghennadi Gatilov, i cili pak më parë ishte shprehur se Moska e konsideronte të parakohshëm çdo hap të mundshëm të ndërmarrë nga Këshilli i Sigurimit në OKB për të ndikuar apo për të ushtruar presion ndaj Sirisë.kohaislame

Artikulli paraprakRrëshqet autobusi – ngjashëm me Himarën
Artikulli vijuesIsh-presidenti Tejllor dënohet me 50 vjet burgim