Kryetari Listës serbe i Kosovës Slavko Simiq dje ka vizituar të shpërngulurit serbë nga Kosova që gjenden në Mal të Zi, transmeton koha.net
Ai ata i njoftuar me aktivitetet e partisë së tij, e cila, sipas tij, transmeton “Kurir” i Beogradit, po jep kontributin më të madh për krijimin e për “kthimin në krahinën jugore serbe të atyre që janë dëbuar në vitin 1999.
“Mendoj se është koha e fundit që Deklarata Universale e KB-së për drejtat e njeriut të vlejë së vazhduari edhe për të dëbuarit serbë kosovarë. Atyre që duan të kthehen, duhet dhënë përfundimisht këtë të drejtë. Nëse në ambientin aktual nuk mund të kthehet në Gjakovë, Deçan ose në Pejë, ata mund të kthehen në Mitrovicë, Leposaviq, Graçanicë”… k thënë ai, transmeton Koha.net, duke shtuar se “ne do të japim çdo gjë nga vetja që të krijohen kushtet.
“ Projekti i ndërtimit të lagjes së kthyerve “Lugina e Diellit” në Zveçan është njëri nga ata që parasheh këtë kthim e në mal të Zi kam dëgjuar se shumë të rinj, kryesisht familjarë, dëshirojnë që jetën ta vazhdojnë veri dhe ata e kanë përkrahjen tonë”, ka thënë Simiq.
Sipas medieve serbe bë mal të Zi jetojnë 11 mijë të shpërngulur nga Kosova.