Një tjetër sulm i armatosur në Kopenhagen, vritet atentatori

Policia e Danimarkës ka deklaruar se personi i plagosur nga sulmi ndaj një sinagogu në Kopenhagen, personi i cili u plagos në kokë humbi jetë ndërsa trajtimi mjekësor i dy policëve të plagosur vazhdon ende.

 

KOPENHAG (AA) – Policia e Danimarkës ka deklaruar se personi i plagosur nga sulmi ndaj një sinagogu në Kopenhagen, personi i cili u plagos në kokë humbi jetë ndërsa trajtimi mjekësor i dy policëve të plagosur vazhdon ende, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Sipas infromacioneve të policisë rreth orës 01:00 sipas orës lokale një Sinagog në afërsi të stacionit të trenit i cili ndodhet në qendër të Kopenhagenit u sulmua me armë zjarri.

 

Nga sulmi thuhet se 2 efektivë të policisë janë plagosur dhe një civil i cili u plagos në kokë humbi jetën në spital. Kjo është ngjarja e dytë në një hark kohor prej 8 orësh në Kopenhagen gjë e cila detyroi policinë të dalë në një konferencë për shtyp rreth orë 04:00 të mëngjesit sipas orës lokale.

 

Sipas zëdhënësit të policisë civili i plagosur humbi jetën në spital, ndërkohë që nuk u dhanë detaje për ngjarjen, më vonë policia në një komunikatë me shkrim njoftoi se atentatori u vra nag forcat e sigurisë.

 

Sipas policisë në dy ngjarjet numri i personave të vrarëve shkoi në 3 ndërsa shkon në 5 numri i personave të plagosur.

 

Nga ana tjetër policia ka deklaruar se ka mbyllur përkohësisht stacionin e policisë i cili është i dyti për nga madhësia në këtë qytet. Ndërkohë që mendohet se dy sulmet mund të jenë të ndërlidhura me njëra tjetrën.

Artikulli paraprakTransferimi i policëve, faleshin në orar pune
Artikulli vijuesIncident në minierën e bakrit në Pukë, humb jetën një minator