Lituania notë proteste ambasadorit rus, për pengesat në sistemin NordBalt

0
170
Ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius, për shkak se anijet ruse kanë penguar punimet për shtrirjen lidhjeve elektrike nën detin Baltik mes Lituanisë dhe Suedisë ka thërritur në ministri ambasadorin rus në Vilnius
 
(AA) – Ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius, për shkak se anijet ruse kanë penguar punimet për shtrirjen lidhjeve elektrike nën detin Baltik mes Lituanisë dhe Suedisë ka thërritur në ministri ambasadorin rus në Vilnius, Aleksandr Udalcov, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Linkevicius i ka paraqitur notë proteste ambasadorit Udalcov, pasi anijet ushtarake ruse duke njoftuar Lituaninë se do të kryejnë stërvitje ushtarake, ato kanë kërkuar që anijet e lituaneze që po kryenin punimet për shtrirjen e lidhjeve elektrike që të largohen nga rajoni.
 
Ai gjithashtu ka theksuar se edhe më parë i ka dorëzuar 3 herë notë protestë Rusisë e cila ka penguar 4 herë brenda muajit prill punimet të cilat do të lidhin me njëri – tjetrin sistemet e transmetimit të energjisë elektrike NordBalt (linja e interkonjeksionit NordBalt) dhe se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Moska zyrtare në lidhje me këtë.
 
Mionistri Linkevicius, ka pohuar se: “Fatkeqësisht Rusia shkel të drejtën për transportin detar ndërkombëtar, Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit dhe pengon aktivitetet ekonomike”.
 
Në projektin NordBalt që do të krijohet mes Lituanisë dhe Suedisë do të përdoren 450 km kabëll transmetimit të elektiricietit. Projekti i interkonjeksionit do të ketë një kosto prej 550. 3 milionë eurosh dhe synon të rrisë sigurinë e energjisë elektrike duke përdorur potencialin tregtar mes rajoneve Baltike dhe atyre Nordike.
 
Me interkonjeksionin NordBalt i cili shikohet si një hap i madh për të siguruar përputhjen me tregun evropian të vendeve Baltike, pritet që Lituania të shpëtojë në një masë të madhe nga varësia e burimeve ruse të energjisë.kohaislame