Liverpooli nënshkruan parakontratë me Jeol Matip

Liverpooli dhe Schalke raportohet se kanë arritur marrëveshje për Joel Matip.

Goal raporton se 24 vjeçari do të bashkohet në verë me parametra zero, ndërsa do të nënshkruar kontratë katër vjeçare, transmeton Koha.net. Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Schalken, që i skadon në qershor.

Jurgen Klopp raportohet se është një nga admiruesit e qendërmbrojtësit, që ka shënuar katër gola në këtë sezon dhe është shumë i rrezikshëm nga ndërprejet.

Besohet se mbrojtësi me prejardhje nga Kameruni do t’i zgjidh problemet e mbrojtjes nga ndërprerjet. Ai më parë ka luajtur edhe si mbrojtës anësorë.

Artikulli paraprakMali i Zi fillon negociatat për anëtarësim në NATO
Artikulli vijuesÇantat e rënda “deformojnë” fëmijët