Lobi homoseksual, seksi dhe shantazhet në Vatikan e detyruan “pensionimin” e Papës

E përditshmja italiane La Repubblica publikoi një teori në lidhje me prapavijat e largimit të Papës Benedikti XVI, me pretendimin se ai dha dorëheqje pasi ka kuptuar ekzistimin e disa lobeve në Vatikan, përfshirë edhe një homoseksual.

Në artikullin “Seksi dhe karriera, shantazhet në Vatikan shkas për dorëheqjen e Benediktit XVI”, thuhet se pas skandalit Vatileaks, Papa ka kërkuar një raport për gjendjen në Vatikan, të cilin e kanë përpiluar tre kardinalë, në më shumë se 300 faqe. Raporti thekson se në Vatikan vazhdimisht shkelen edhe urdhëresa e gjashtë dhe e shtatë biblike, pra urdhëresa për të mos e shkel kurorën dhe për të mos vjedhur.

Disa ditë pas marrjes së raportit, më 17 dhjetor, Papa ka vendosur tek pensionohet, shkruan La Repubblica.

Në artikull thuhet se kardinalët (Kardinali spanjoll Julian Herranz, Kardinali dhe ish Kryepeshkopi i Palermos – Salvatore De Giorgi, si dhe Kardinali sllovak Jozef Tomko) kanë tërhequr vërejtjen për ekzistencën e fraksioneve të ndryshme në Vatikan, në të cilën njëra ishte “e bashkuar nga orientimi seksual”. Me sa duket, disa zyrtarë të Vatikanit ishin të shantazhuar, thotë artikulli që përmendë edhe vendet në Romë ku janë mbajtur “takimet” e zyrtarëve dhe laikëve: vila jashtë kryeqytetit italian, sauna në paralagje të Romës, sallon zbukurimi në qendër të qytetit dhe rezidenca e një kryepeshkopi.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, e publikoi një deklaratë në lidhje me këto akuza.

“As kardinalët e as unë nuk do të komentojmë, të konfirmojmë ose të hedhim poshtë gjërat që janë thënë në lidhje me këtë temë. Le ta marrë secili përgjegjësinë e vet. Në lidhje me këtë ne nuk të japim asnjë koment”, ka thënë Lombardi.

Se ka ekzistuar ky raport, një aluzion e ka bërë edhe ditorja tjetër italiane Corriere della Sera, dhe këtë menjëherë pas paralajmërimit të largimit të Papës më 11 shkurt, ku ka përmendur ekzistencën e një dosjeje me përmbajtje “shqetësuese”.

Gjithashtu, La Reppublica konfirmimin se Papa ishte në dijeni të raportit e gjen në fjalitë e tij: më 13 shkurt se “kjo ndarje e brendshme gjymton fytyrën e Kishës”, apo më 11 tetor 2012 kur ka thënë se “për pesëdhjetë vjet (që nga viti Këshilli i II-të i Vatikanit) mësuam se dobësia njerëzore ekziston në Kishë”. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakPërse qajnë foshnjat?
Artikulli vijuesSiri, tre raketa godasin Alepon