Lojërat që do të donim t’i shihnim në Google Glass

Lajmi që padyshim bëri senzacion gjatë konferencës Google I/O këtë vit ishte Google Glass, një palë syze të zmadhuara nga Google. Derisa çmimi për një prototip për zhvilluesit ishte 1,500 dollarë dhe 2014-shi paraqet vitin e lëshimit publik, kjo nënkupton që shumica e lojtarëve duhet të presin edhe disa vite derisa do të ju ofrohet mundësia ta përdorin këtë pajisje. Raportohet se skuadra e Google Glass është ende duke punuar në këto syze, andaj aktualisht janë disa ide se në cilat lojëra do të mund të përdoren këto syze.

Nintendogs

Është pothuajse e pamundur që Nintendo të prodhoj ndonjë lojë për Google Glass, por cilido zhvillues që arrinë ta publikoj lojën e vet i pari sigurisht se do të ketë sukses të madh. Imagjinojeni sikur të ju shfaqej në syze një qenush që përpiqet të kap vëmendjen tuaj sikurse të ishte një gjë reale.

Capture the flag

Një ndër lojërat më interesante që do të dëshironim të kishim në Google Gllas është padyshim Capture the flag. Lojtarët në këtë lojëmund të hedhin një flamur në një lokacion duke përdorur GPS-in e telefonit të tyre dhe, ai flamur pastaj do të paraqitet në syzet Google Glass të lojtarëve tjerë në mënyrë që ata të mund ta marrin atë dhe ta rikthejnë në bazën e tij. Pikët shtesë vijnë nëse ata arrijnë që të kodojnë lojën ashtu që lojtarëve nuk ju kërkohet që të vrapojnë përreth publikut.

Photograph Something

Gjëja më tërheqëse e Google Glass është kamera e vet e integruar që mund të incizojë dhe fotografoj çdo gjë që dëshironi. Derisa kjo ka potencial të madh në produktivitetin e punës dhe kujtesës suaj, ajo poashtu ofron mundësi për metoda të reja për të luajtur lojërat. Për shembull, paramendojeni një version të lojës Draw Something për Google Glass, ku ju kërkohet lojtarëve të kapin pamje të një vendi ose dhe pastaj ta vizatojnë atë.kohaislame

Artikulli paraprakKinë: Arrestohen 802 vetë të dyshuar për trafikim të fëmijëve
Artikulli vijuesToshiba gjobitet me 87 milionë dollarë