
Gjyqtari i ndeshjes së sotme të Serisë A mes Genoas dhe Milanit ka marrë një shuplakë të papritur nga ylli brazilian i kuqezinjve.
Lucas Paquetá, i cili iu bashkua Milanit gjatë këtij afati kalimtar, pa dashje e goditi në vesh Orsaton, i cili po e vendoste vijën e murit mbrojtës të Milanit.
Paqueta po i merrte udhëzimit e portierit Giggi Donnarumma në murin mbrojtës kur duke u kthyer para i dha një shuplakë Orsatos, duke mos e parë qe e kishte mbrapa.