Marrëveshja për tregëti të lirë mes SHBA dhe BE-së drejt dështimit

Pas publikimit të dokumenteve sekrete nga ana e Greenpeace bisedimet për këtë marrëveshje kanë hyrë në një qorrsokak.

Bisedimet mes BE-së dhe SHBA-së për firmosjen e Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP) duket se kanë hyrë në një qorrsokak pas publikimit të dokumenteve sekrete Greenpeace, përcjell agjencia e lajmeve Anadolli (AA).

TTIP synon integrimin e tregjeve të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa me publikimin e dokumenteve sekrete Greenpeace në degën e Holandës doli në pah se SHBA-ja i ka bërë presion BE-së për uljen e standardeve në shërbimet mjekësore dhe ato mjedisore. Nxjerrja në pah që SHBA-ja i ka kërkuar parlamenteve të BE-së për ndërhyrjen nëse është e nevojshme në të drejtat e konsumatorit shkaktoi reagime të ashpra nga liderët e BE-së.

Ndërkohë që në SHBA bisedimet për tregtinë e lirë mes dy kontinenteve ende nuk kanë ngjallur diskutime edhe në radhët e politikanëve dhe opinionit publik, në Francë dhe Gjermani, vende të cilat janë edhe lokomotiva e ekonomisë së BE-së mendimi për anulimin e kësaj marrëveshjeje ka më shumë peshë.

Franca e cila kishte rezerva për TTIP që në fillim të bisedimeve në takimin e raundit të 13-të të këtyre bisedimeve në New York është një nga vendet që e tregoi hapur reagimin e saj. Ndërkohë që Ministri francez i Tregtisë, Matthias Fekl ka kërkuar pezullimin e bisedimeve për TTIP, Presidenti i këtij vendi, François Hollande, është shprehur se Franca nuk do të diskutojë për ndryshimin e vlerave të saj dhe se tani për tani ajo i thotë jo TTIP-së.

Ndërsa në bisedimet e organizuara mes Gjermanisë dhe SHBA-së krahas politikanëve edhe opinioni publik ka ngritur një shqetësim të madh. Sipas një studimi të Fondacionit Bertelsmann, përkrahja ndaj TTIP në Gjermani ka rënë brenda dy vitesh nga 80 përqind në 20 përqind. Mbi 25 mijë njerëz protestuan ndaj Presidenti të SHBA-së Barack Obama para vizitës së tij në Hannover të Gjermanisë.

Ndërkohë që administrata e SHBA-së është duke u përpjekur për të firmosur TTIP para zgjedhjeve presidenciale të cilat priten të mbahen në nëntor, vendet e BE-së nuk janë të gatshme të firmosin këtë dokument para fundvitit. Kryeministri i Belgjikës, Didier Reynders, në një deklaratë të premten e kaluar tha se firmosja e TTIP gjatë mandatit të Obamës nuk duket e mundur. Ai theksoi se BE-ja mund të hyjë në një tjetër vlerësim gjatë bisedimeve të brendshme që pritet të organizohen në muajin shtator.

Zyrtarët e BE-së edhe pse mundohen të anashkalojnë dokumentet sekrete të Greenpeace-it të publikuara, janë skeptikë çdo ditë e më shumë në lidhje me TTIP. Komisionerja evropiane për Çështjet Tregtare, Cecilia Malmström, edhe pse deklaroi se kjo është “sikur të nxjerrësh furtunë në një gotë ujë”, të premten e kaluar në lidhje me bisedimet mes SHBA-së dhe BE-së u shpreh skeptike dhe i quajti ato si “shumë të vështira” si dhe deklaroi se BE-ja nuk do të bëjë lëshime përsa i përket standardeve.

Ndërsa kryetari i Komitetit të Tregtisë pranë Parlamentit Evropian, Bernd Lange, në një deklaratë për radion gjermane Deutschlandradio Kultur, është shprehur: “Bisedimet e SHBA-së nuk kanë asnjë themel. Ju thamë që do t’ju njohim kohë deri në muajin korrik, por nuk mendoj që SHBA-ja do të ndryshojë mendimin. Kam përshtypjen se këto bisedime do të përfundojnë të pasuksesshme.”

Artikulli paraprakMijëra fëmijë, punëtorë fizikë në Kosovë
Artikulli vijuesAlbayrak: TANAP/TAP do të krijojë një treg të ri të qëndrueshëm energjetik