Londër, digjet një xhami dhe një qendër islame

Ditën e mërkurë në veri të Londrës u dogjën një xhami dhe një qendër kulturore islamike, transmetojnë mediat lokale.

Dëshmitarët okularë konfirmojnë se para shpërthimit të zjarrit u dëgjua një tingull buçitës, i ngjashëm me shpërthim. Fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Policia nisi hetimin në lidhje me faktin e zjarrvënies. Sipas një versioni, krimi ka “karakter racial”.

Në rajonin e Londrës, ku ra zjarri, jeton një numër i konsiderueshëm emigrantësh nga Somalia./bs/kohaislame

Artikulli paraprakMbreti i Malajzisë, Abdul Halim pret Jahjagën
Artikulli vijuesLirohet Fatmir Limaj