Autoritetet amerikane në aeroportin londinez, “Gatwich”, kanë ndaluar një familje muslimane nga Britania e Madhe të hipë në avionin për Los Angeles, ku kanë planifikuar të vizitojnë parkun zbavitës Disneyland, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç transmeton “The Gurdian”, nga Zyra amerikane e Sigurisë Kombëtare nuk kanë komentuar rreth pyetjes pse familja 11-anëtarëshe nuk u lejua të hipte në avionin e pasagjerëve, ndonëse më parë familja mori të gjitha vërtetimet e rregullta për udhëtim.
Duke pasur parasysh se ky rast ka shkaktuar reagime të shumta të opinionit britanik, ndihmësit nga kabineti i kryeministrit, David Cameron kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka për të hetuar atë që ndodhi./AA/