Partia LR-PDSH, e drejtuar nga Ziadin Sela, vlerson se prioritet i lartë gjatë kësaj periudhe është mbajtja dhe organizimi i protestave masovike që do të mbahen më 22 prill të këti muaji.
Kështu vlersojnë për Zhurnal burime të afërta pranë kësaj partie të cilt dëshirojnë që të mbeten anonim. I njejti burim thekson se LR-PDSH si një forcë e fuqishme në kampin politik shqiptarë, gjithë energjinë e ka koncetruar në organizimin e protestave që do të mbahen me 22 prill.
“LR-PDSH është e fokusuar në protestat e 22 prillit. Për ne prioritet i lartë është që këta protesta të organizohen në formën më të mirë, ndërsa me keqardhje mund të konstatoj se kryetari Ziadin Sela nuk mori pjesë në takimin e përbashkët mes partive opozitare shqiptare që u mbajt në Shkup, për shkak se përfaqësuesit e RDK-së që janë prezent në këtë takim nuk kanë legjitimitetin e partisë së vet. Për ne si LR-PDSH konsiderojmë se kryetar legjitim i RDK-së është Vesel Memedi”, thekson për Zhurnal një burim pranë partisë së drejtuar nga Ziadin Sela.
Madje nga LR-PDSH kanë shprehur gatishmërinë që të bëhen pjesë e këtij bashkëpunimi të partive opozitare, por vetëm me një kusht, kur këta të fundit do të dakordohen mes vehte. “LR-PDSH ju uron bashkëpunim të shkëlqyer atyre partive, mirëpo ne do të jemi aty kur ato do të merren vesh ndërmjet vehte”, kanë theksuar nga partia LR-PDSH.