LSDM ka reaguar përmes një komunikate lidhur me tensionet e krijuara të ditës së sotme me vendosjen e gurthemelit të kryqit në Butel të Shkupit.
Kjo parti thekson se dënon çdo lloj dhune, por sipas saj, këto incidente po provokohen nga partnerët disavjeçar të pushtetit VMRO-DPMNE dhe BDI.
“VMRO-DPMNE po dëshiron që të krijojë tensione dhe të provokojë incidente. Vetë fakt se autorët e vendosjes së këtyre objekteve janë kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE dhe BDI, dy partitë e koalicionit që me vite janë në pushtet, tregojnë se ato janë organizatore të incidenteve”, thekson LSDM. Sipas saj, kjo sjellje e papërgjegjshme e këtyre dy partive po i bëjnë dëm vendit.