Lubonja: ka bazë për bashkim kombëtar

Analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka thënë se, nëse e bëjmë dallimin në mes të etnisë dhe kombit, e me komb nënkuptojmë përkatësinë në një shtet-komb si Zvicra, atëherë nuk ka dyshim se do të ndërtohet ose jemi në procesin e ndërtimit të një kombësie kosovare, në të cilën do të bëjnë pjesë përveç shqiptarëve edhe pakicat.

Lubonja më tutje ka shtuar se ai megjithatë përkrahë tezën se është për një “shtet më të mirë, e jo një shtet më të madh”.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se edhe ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ka bazë.

“Padyshim që ka bazë. Ka bazë në një vullnet historik të shqiptarëve për këtë bashkim. Ka bazë sepse kemi të bëjmë me një etni, se flitet një gjuhë edhe pse me dialekte të ndryshme”, ka thënë ndër të tjera Fatos Lubonja.

“Nuk mund të mohohet se kosovarët janë pjesë e etnisë shqiptare që me një kontekst historik tjetër kanë zhvilluar edhe identitete tjera”, ka thënë Lubonja në një intervistë për Zërin.

Artikulli paraprak“Qëndroni, mos e leni kte fé! Rune besën e t’parve tuj!”
Artikulli vijuesRremi reagon në mbrojtje të uçk-së