Lufta në Siri: Sot bisedimet qeveri-opozitë

Palët luftuese në Siri nuk do të mbajnë bisedime ballë për pallë, sot në Gjenevë.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se i dërguari i këtij mekanizmi, Lakhdar Brahimi, do të flasë ndaras me delegacionet e Qeverisë dhe opozitës siriane.

Dy palët janë përplasur hapur në fillim të konferencës për paqe në Siri, që ka nisur punimet të mërkurën në Montre të Zvicrës.

Opozita kërkon largimin e presidentit Bashar al-Assad, ndërsa qeveria kriminale e Asadit insiston që të luftohen sipas saj “terroristët”.

/bs/kohaislame

Artikulli paraprakMarrëveshje armpushimi për Sudanin e Jugut
Artikulli vijuesTurqi-Siri: Rihapet një pikë e kalimit kufitare