LUFTIME PËR HERË TË PARË NË LAGJET E KRISHTERA NË DAMASK

Luftime mes ushtrisë siriane dhe kryengritësve kanë shpërthyer sot për herë të parë në dy prej lagjeve të krishtera, në qendër të Damaskut, njoftoi pak më parë Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, (OSDH).

“Mëngjesin e sotëm kanë shpërthyer për herë të parë luftime pranë lagjeve të krishtera Bab Touma dhe Bab Charqi. Informacionet e para flasin për të paktën një të vdekur në radhët e ushtarëve të regjimit”, njoftoi OJQ-ja.

Artikulli paraprakTURQI – ASGJËSOHEN RRETH 50 REBEL KURDË
Artikulli vijuesKurat natyrale për të ndaluar së piri duhan dhe alkool