Myslimanët detyruan kompaninë LEGO të tërheqë nga tregu "Pallatin e Jabba"

Kompania LEGO pranoi të tërheqë nga tregu kompletin “Pallati i Jabba” nga seriali “Star Wars” me kërkesë të komunitetit turk në Austri. Myslimanët e akuzuan LEGO-n, sepse kjo lodër fyen ndjenjat e besimtarëve dhe nxit urrejtjen etnike.

Sipas myslimanëve, Pallati i Jabba është shumë i ngjashëm me një xhami, ndërsa kulla e rojes ngjan me minarenë. Madje më tepër se kaq, banorët e kalasë imagjinare përfaqësojnë keqbërësit me armë, shpata dhe topa.

Përveç kësaj, shprehja “al-Jabbar” në arabisht do të thotë “i Plotfuqishëm” dhe përdoret si një nga 99 emrat e Allahut në Kur’an. Këto janë arsyet përse myslimanët e cilësuan lodrën e kompanisë LEGO si manifestim të “racizmit kulturor”.

Artikulli paraprakNATO do të ndihmojë aleatët për t’iu kundërvënë hakerëve
Artikulli vijuesCIA përgjon Parlamentin e Turqisë