LUFTOJNË ME ANALIZA

Dogana e Kosovës ia qiti në shitje Sharrcemit mallin që ia konfiskoi muaj më parë. Por, kompania TITAN këtë po e quan të jashtëligjshme. Sipas prodhuesit, nga analizat e kryera në laborator jashtë vendit, ka dalë se bëhet fjalë për klinker. E në Dogana thonë se analizat tregojnë se ajo është çimento.

Konflikti mes kompanisë Sharrcem dhe Doganës së Kosovës në lidhje me materialin e konfiskuar muaj më parë nuk ka përfunduar ende. Drejtuesit e Sharrcem’it thonë se materiali është klinker, ndërsa Doganat këmbëngulin që është çimento dhe si të tillë duan ta shesin.

Kompania Sharrcem po pretendon se Doganat e Kosovës gabuan kur ia konfiskuan mallin në kufi se ishte çimento e pastër. Nga analizat laboratorike që kjo kompani i ka kryer jashtë vendit, ka dalë se bëhet fjalë për klinker. Ndërkohë, ky produkt është i papërfunduar dhe jo i tregtueshëm si material i ndërtimtarisë.

Por, krejt ndryshe kanë konstatuar analizat e doganave të Kosovës.

Zyrtarë të Doganave kanë thënë se analizat e tyre laboratorike tregojnë se fabrika Sharrcem po i mashtronte doganierët, duke futur çimento të pastër. Për më tepër, fabrika e Sharrcemit u dënua me 10 mijë euro gjobë për mashtrim tarifor.

“Çështjen se a ka qenë klinker apo portland çimento e kemi sqaruar mirë. Po të mos ishte klinker, s’kishim me bo kundërvajtje doganore. Mostrat që i kemi dërguar në të gjithë laboratorët, kanë treguar se bëhet fjalë për çimento”, ka thënë Adriatik Stavileci, Zëdhënës i Doganave…kohaislame

Artikulli paraprakMOLLIQAJ I PËRMEND BUZHALËS BABËN, KY ATIJ NËNËN
Artikulli vijuesVALA E SHTRENJTIMEVE