Vetëm nëpërmjet një kanali të vetëm nga Bullgaria në Greqi për çdo muaj shiten me dhjetëra foshnje, ndërsa grekët për fëmijët e porsalindur paguajnë prej 8 deri në 12 mijë euro, dëshmoi hulumtimi i bërë nga kanali televiziv bullgar, Nova.
Ky kanal emetoi pamjet e nënave dhe të tregtarëve me fëmijë, duke theksuar se një pjesë e foshnjave adoptohen, ndërsa një pjesë e të porsalindurve, që kanë probleme shëndetësore bëhen pjesë e rrjetit të tregtisë me organe.
Njëri nga tregtarët e me foshnje, i identifikuar si Pllamen Dimitrov, tha se vajzat janë më të kërkuara dhe se askush nuk kërkon dokumentacion për prejardhjen e tyre.
Sipas Dimitrovit, trafikantët marrin femrat me barrë dhe i dërgojnë për të lindur, për ti shitur më pas të porsalindurit.
Sipas kanalit Nova, policia greke në Selanik ka filluar hetimet për tregtinë skandaloze me foshnje.
Opinioni i Bullgarisë ka qenë i shokuar, kur policia greke në tetor të vitit 2013 gjeti në një komunitet rom në Farsali vajzën bionde nga Bullgaria, e cila u pagëzua me nofkën “Engjëlli i kaltër”.
You Might also Like
VIDEO – Jam në ushtri europjane, si tia bëj me namazin
Hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi me një tribunë të mbajtur në Europë gjegjësisht në Zvicër…
By
0 Min Read
Vatikani vendos për “skandalin Vatileaks”
Vatikani pritet të vendos sot se a do të përballet ndihmësi i Papa Benediktit XVI…
By
1 Min Read
"Rritja e islamofobisë dëmton Europën"
Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir iu ka kërkuar vendeve evropiane për…
By
3 Min Read
Sulmet ruse në Siri godasin një spital
Sulmet ajrore të Rusisë në provincën Idlib të Sirisë kanë goditur një spital, duke vrarë…
By
1 Min Read
Enis Presheva reagon ndaj akademik Mehemt Krajës
Njëri ndër akademikët më ta pashëm në dukje për moshën që ka për mua ishte…
By
5 Min Read
Shën Petersburgu u sulmua nga zogjtë e dehur
Në periferi të Shën Petersburgut - Sestroretsk - u shfaqën zogj "të dehur". Këta shpendë…
By
1 Min Read
