Lumturia në gradë dhe pozicion

0
168

A mundet që lumturia të arrihet përmes arritjeve në grada të larta ose pozicionit në shoqëri? Shumica e përgjigjeve është pohuese.  Kjo ndodh për arsye të vetë kuptimit të postit ose rangut në të cilin njeriu gjëndet. Në Islam të kesh një pozicion, gradë ose zyrë konsiderohet që të të jepet me besim dhe është një punë që ka obligime si morale dhe ligjore. Pra, atyre personave që iu jepen këto poste duhet të jenë qytetarë që kanë kompetencë të plotë, ndershmëri dhe të jenë virtuozë. Vetëm një person i aftë dhe kompetent mund të tregojë përgjegjësi dhe ta përdore pozicionin ose zyrën e tij për shërbime publike.

Këto persona duhet të jenë në gjëndje të japin drejtësi të bazuar në vlerat e moralit dhe të përkrahë të arsyeshmen. Ai duhet të përkrahë dhe të rrise mirëqënien e njerëzve të tij duke punuar punë që janë në përputhje me interesat e popullit. Në këtë mënyrë ai do ta fitojë bindjen e popullit, mbështetjen, besnikërinë dhe bashkëpunimin. Kështu ai do ta dojë punën e tij sepse do të jetë i mbushur me gëzim, lumturi dhe kënaqësi.

Mirëpo, çdo person që ka autoritet sipër të tjerëve dhe nuk i bazon punët e tij në drejtësi dhe moral, do të jetë përfundimisht i akuzuar për keq administrim. Pozicioni i tij do të jetë burim i fatkeqësive dhe i korrupsionit së bashku me problemet e mëposhtme :

– Humbje e besimit të njerëzve.
– Çarje ndërmjet drejtuesit dhe popullit.
– Tension, frikë dhe pasiguri e jetës dhe e pozicionit nga ana e drejtuesit.
– Shqetësimi i brendshëm i drejtuesit dhe agonia e ndërgjegjes.
– Rritje e armiqve dhe i opozitës nga të shtypurit.
– Drejtuesi do të bëjë çdo gjë për të mbajtur postin e vet me çdo kusht, edhe në qoftë se kërkon derdhjen e gjakut.
– Revolta publike.
– Grusht shteti.
– Vrasje.

Vështirë të kalojë një vit rreth botës dhe të mos mbyllet me lajmet e renieve fatkeqe, përmbysjeve ose vrasjeve të drejtuesve, mbretërve, imperatorëve, ministrave, presidentave etj të padëshiruar. Historitë e mëposhtme përmbledhim se cfarë thamë:

SHAHU I IRANIT
Shahu i Iranit që dikur organizoi një ceremoni internacionale për të përkujtuar 2500 vjet që nga lindja e “Shtetit Persian”! Por kur erdhi fundi ishte e vështirë. Ai u përzua jasht prej shtetit të tij nga një revolte publike dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës duke u përndjekur nga një shtet në një shtet tjetër derisa vdiq mjerisht në Egjipt si pasojë e një kanceri kronik.

FERDINAND MARKOS
Njeriu që për 20 vjet zotëroi, në kuptimin e plotë të fjalës, Filipinet dhe e drejtoi atë sikur të ishte një ndërmarrje familjare, pati një përfundim të tmerrshëm. Ai u “flak” jasht shtetit të tij nga masa e njerëzve dhe kaloi pas kësaj në mërgim në vende të izoluara nën mbikqyrje të rreptë nga frika se mos e vrisnin.

JEAN BEDEL BOKASSA
I vetëquajtur “Perandori i Republikës së Afrikës Qëndrore”. Ai shpenzoi për kurorëzimin e tij më shumë se të gjithë produktet bruto të shtetit të vet. Më vonë u rrëzua nga froni nga bashkëqytetarët e tij dhe tani është duke jetuar një jetë të burgosur.

NIKOLA CEAUSESCU
Njeriu i cili jetoi në një ndërtësë të ndërtuar me “ar të pastër” në një periudhë më shumë se 20 vjet si “zotëruesi” i Rumanisë! Për të shtypur një revoltë publike ai përdori tanke dhe artieleri kështu në fund të revolucionit u raportuan se rreth 64000 njerës janë vrarë nëpër qytete. Më vonë ai u kap duke u përpjekur tu arratiste nga vëndi i tij dhe u ther përpara syve të publikut.

RAJIV GANDHI
Ai u vra në sy të publikut dhe kjo gjë mbylli një kapitull të një dinastie të urryer.
Lista është e gjatë. Është çudi se të gjithë njerëzit e këqinj kanë shumë të përbashkëta, por fundi sigurisht që i gjithë të këqinjve është i keq!

Marre nga libri: The way to happiness
Autor: Ghalib Masri dhe Nathif Xhama Adam
Përktheu: Erisa Haspepa/pertymoter/kohaislame