Lunacek: Nuk ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se në raportin e ardhshëm për Kosovën do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e vendit, por shtoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja Kosovës do të jetë një kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.
E pyetur nëse ka një dokument që thotë se kjo njohje është një kusht ajo tha se “Për diçka të tillë nuk ka asnjë dokument, por kjo është një konsensus politik. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe më në fund njohja e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”, ajo tha në një intervistë me gazetën Kurir, raporton Gazeta Blic.
 
“Fakt është se Republika e Kosovës deri tani është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së (109) dhe se qeveria serbe po zhvillon një dialog të nivelit të lartë me përfaqësuesit e saj më të lartë (Kryeministrit, qeverisë)”.
 
Ajo theksoi se BE-ja kurrë nuk do të pranojë një anëtar të ri që nuk ka kufij të përcaktuar qartë dhe të njohura ndërkombëtarisht, siç ka bërë me Qipron.
 
Duke folur për raportin e saj, Lunacek tha se ajo do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e Kosovës, sidomos me zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe rritjen e numrit të projekteve të financuara nga BE-ja në veri./Gazeta Blic/
Artikulli paraprakMein Kampf i Adolf Hitlerit ribotohet pas 75 vitesh. Plasin polemikat: Është i rrezikshëm
Artikulli vijuesSkandal: Vrasësit e Enver Zymberit marrin nga 300 euro në muaj