Lushnje, vrasësi i lirë kërcënon

Familjarët e 27-veçares Rajmonda Sota, e ekzekutuar me armë zjarri të shtunën në mbrëmje, thonë se vrasësi Erjon Cjapi, ende i lirë, i kërcënon sërish me anë të telefonit.

Familjarët e viktimës thonë se 27-vjeçarja ishte kërcënuar edhe më parë dhe ata kishin kërkuar ndihmën e policisë.

“Mori në telefon dhe tha: ‘unë e vrava, unë do të nisem për në Angli. Për çfarë e vrava, pyet motrën time’”, tregon Marjus Greca, vëllai i viktimës.

Autori i ngjarjes është 32-vjeçari Erjon Cjapi, banues në të njëjtin fshat me viktimën. Ai është në kërkim nga ana e policisë.

Familjarët e viktimës akuzojnë punonjësin e policisë së zonës se nuk kishte marrë asnjë masë, edhe pse vajza kërkoi disa herë ndihmë.

“Ai i tha ‘unë do të vras’. Tha se ‘do t’i mbledh të gjithë’. U lajmërua disa herë policia, u thamë hajdeni e merreni vajzën se do ta vrasin, por asgjë nuk u bë”, tregon një nga familjaret e vajzës.

Prindërit e Rajmondës janë të tronditur për ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë arrestimin e autorit të kësaj vrasjeje. Ata janë ngujuar në shtëpi dhe qëndrojnë roje nga frika e ndonjë sulmi. Erjon Cjapi mbrëmjen e së shtunës ekzekutoi me armë zjarri të renë dhe qëlloi edhe mbi një klient në lokal./tch/kohaislame

Artikulli paraprakEPILEPSIA – SEMUNDJA E TOKES
Artikulli vijuesRusia e shqetësuar për "trajnimin" e luftëtarëve sirianë në Kosovë