Operacioni i drogës “Velçani” me 700 kg kanabis, arrestohet bashkëpunëtori i shtatë

Operacioni i një viti më parë i koduar “Velçani”, gjatë të cilit janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë si dhe janë sekuestruar mbi 700 kg lënë narkotike kanabis sattiva, ka përfunduar edhe me arrestimin e një tjetër bashkëpunëtori.
Policia bën me dije se në vijim të informacionit datë 29.10.2015, i cili bën fjalë për Operacionin Antidrogë të koduar “Velçani”, si rezultat i të cilit u sekuestruan 722,5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si edhe 3 armë zjarri, ku në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast , janë kapur dhe ndaluar 6 shtetas, ju informojmë se, u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të shtatë, të implikuar në këtë ngjarje. Nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Nikola Blacëri, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas – Pogradec.

Sipas informacioneve të policisë, ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 106, datë 07.03.2016, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKush rrezikohet më shumë nga sulmet terroriste?
Artikulli vijuesShfaqje të ndryshme me regjisor të njëjtë