Një pushimore verore në veri të Serbisë u bë papritmas shumë e vizituar këtë dimër, kur mijëra shqiptarë të Kosovës, duke ikur nga varfëria, e pushtuan atë me synimin për të kaluar ilegalisht në territorin e Hungarisë, që është anëtare e BE-së.
Prej disa javëve të fundit, hotelet dhe vilat e vogla, që janë të shpërndara përgjatë brigjeve të liqenit Paliq, janë të mbingarkuara me shqiptarët që dëshirojnë të emigrojnë. Ata janë duke pritur shansin e tyre për të negociuar me trafikantët e qenieve njerëzore kalimin në Hungari.
Në Paliq operon edhe një rrjet i kontrabandistëve shqiptarë nga Kosova, duke i detyruar bashkëkombësit e vet që të paguajnë një çmim të lartë për çdo fazë të udhëtimit të tyre të dëshpëruar drejt të tokës së premtuar brenda Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani.kohaislame