Mafia Shqiptare në Itali, arrestohen 11 persona

0
179

Në ditët e fundit shumë shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane, mediet e këtij vendi shkruajnë se mafia shqiptare është ajo që dominon prostitucionin dhe trafikun e drogës në Itali.

Gazeta kryeqytetase “Il Messagero”, e cila i referohet burimeve të Ministrisë së Brendshme, shkruan se pas tregut të seksit dhe trafikut të drogës ndodhet mafia shqiptare.

Sipas gazetës nga Shqipëria mbërrijnë dhe armë që përdoren nga bandat kriminale.
Kjo tregon edhe faktin se në ditën e sotme, është shkatërruar një organizatë italo-shqiptare me bazë në Itali. Kjo organizatë u shkatërrua nga policia e vendit fqinj për organizim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Policia italiane vuri në pranga 11 persona pas urdhrit të lëshuar nga gjykata e Pescara-s ndaj një grupi shqiptarësh dhe italianësh, për tregti droge.
Hetimet bën të mundur identifikimin e grupit i cili vepronte mes Milanos, Firenzes dhe Shqipërisë.
Ndër të ndaluarit ishte një 30 vjeçar shqiptar me iniciale J.O, i cili mbante lidhjet me bashkëkombësit e tij me banim në Milano, ku shërbente si urë lidhëse me anëtarët e tjerë.
Shqiptari tjetër i ndaluar siç informon noa, ishte 45 vjeçari me iniciale L.S i cili shpesh herë për të mos rënë në sy bënte rolin e korrierit të drogës duke udhëtuar me tren.
Pikërisht në një rrethanë të tillë iu gjet edhe ngarkesa prej 3 kilogramësh heroinë e cila ishte nisur për në Pescara me tren.
Nga ana e policisë thuhet se anëtarët italianë në bandë ishin elementë të thjeshtë të saj, pasi në “karrierë” dhe drejtues në krye të saj ishin shqiptarët.
Operacioni i policisë i koduar “Messenger”, ndaloi edhe një tjetër shqiptar i cili u ndalua në një apartament në Pescara, ndërsa në total u ndaluan 11 persona mes tyre edhe italianë.
Mësohet se hetimet për këtë operacioni kishin nisur më se 1 vit më parë, ndërsa në total në kuadër të “Messenger” u sekuestruan 7 kilogramë heroinë, 3.3 kilogramë marijuanë dhe hashash si dhe një pistoletë./Indeksonline/kohaislame