Egjipt, dijetarët kundër puçit: Dëmtimi i xhamive është luftë kundër islamit

Fronti i dijetarëve kundër puçit ushtarak në Egjipt, ka dënuar aktin e rëndë të dëmtimit të xhamive dhe grisjen e Kuranëve nga duart e huliganëve, mbështetës të puçit ushtarak.

Ata i kanë bërë thirrje popullit egjiptian që të vihen në mbrotje të xhamive, për të mos lejuar që huliganët puçistë ti përdhosin. Ata kanë kundërshtuar dhe kritikuar vendimin e ministrit të qeverisë puçiste, sipas të cilit nuk lejohet qëndrimi në xhami për arsye sigurie. Dijetarët thonë se këto ditë janë ditë të bekuara dhe të shenjta, dhe qëdrimi në xhami është pjesë rituale e jetës së besimtarit. Në deklaratën e tyre, thuhet se përdhosja e xhamive dhe djegia e Kuranëve, ështe tregues i qartë për mbarë botën se lufta është kundër islamit dhe myslimanëve. /aonline/kohaislame

Artikulli paraprakTurqi: Burg të përjetshëm për krerët e rrjetit Ergenikon, mes tyre dhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm
Artikulli vijuesSiri, Kryengritësit në bastionin e Assad