
Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari në përvjetorin e rënies së tyre.
Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook se tek shtëpia e Jasharëve kupton se i përkasim një kombi jo rastësor që e bënë njerëz si këta. Sot është dita e Jasharëve.
Ja postimi i tij i plotë në facebook:
Pa glorifikim, në Prekaz, tek kjo shtëpi kupton se i përkasim një kombi jo rastësor që e bënë njerëz si këta. Sot është dita e Jasharëve.
Liria ka peshën e heshtjes së të rënëve./