Një anije me dhjetëra njerëz është zhdukur nga bregu i Borneos, kanë thënë autoritetet detare të Malajzisë.
Kjo anije e kishte humbur kontaktin dje, ndërsa sot janë gjetur të gjallë kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit i anijes. Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet thonë se po vazhdon kërkimi ajror dhe ai detar për 28 udhëtarë kinezë dhe anijen. Ky incident tragjik ka koinciduar me festimet për Vitin e Ri Kinez, që zgjasin një javë, e që shënohet edhe në Malajzi nga kinezët etnikë.