Manaferra, frut i ëmbël me dobi të pabesueshme

Manaferra është frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë.

Manaferra për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.

Ndërsa në sezonin e tyre të pikut, manaferra të kënaq dhe është e mjaftueshme për një meze të lehtë ushqyese apo ëmbëlsirë. Një filxhan manaferra të freskëta ka 62 kalori, 1 gram yndyrë, 15 g karbohidrate, 8 gram fibra, 2 gram proteina dhe vetëm 1 mg natrium. Këtu janë top 10 Përfitimet shëndetësore, kur të hahet manaferra:
1. Manaferra është një nga dhjetë ushqimet që përmbajnë më së shumti antioksidantë.
2. Manaferrat janë të mbushura me polyfenole që ndihmojnë për të parandaluar kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
3. Manaferrat janë të mbushura me antocyanina (antioksidantë të cilat i japin manaferrës ngjyrën e tyre të thellë e të purpurt), të cilat ndihmojnë në mbajtjen e kujtesës dhe mbrojtjen nga rreziku i hipertensionit.
4. Manaferrat përforcojnë enët e gjakut, ndihmojnë luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmojnë përmirësimin e shikimit.
5.Përmbajtja e lartë e taninës në manaferra ndihmojnë forcimin e indeve, lehtësimin e inflamacionit të zorrëve, si dhe të ndihmojë në uljen hemorroideve dhe çrregullimeve të stomakut.
6. Ohio State University gjetën se manaferrat mund të mbrojnë kundër kancerit esofageal, një kancer i shkaktuar nga sëmundjet e stomakut të zbrazët.
7. Manaferrat kanë treguar efikasitet për tu mbrojtur kundër llojeve të tjera të kancereve. Ato përmbajnë fitoestrogjene, (estrogjene bimore), një kompleks që besohet të luajë një rol jetik në parandalimin e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës.
8. Manaferrat kanë nivele të larta të vitaminës C, Vitamina A, Vitamina E, Vitamina K, Manganit dhe fibrave.
9.Përmbajtja e lartë e fibërave në manaferra ndihmonë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zorrëve dhe rrezikun e zhvillimit të diabetit.
10. Manaferrat janë një zgjedhje e shëndetshme ushqimore që fëmijët dhe të rriturit i duan. Ato janë një mënyrë e mirë e furnizimit pas një stërvitje të vështirë dhe ushqim i përdorur për të ndihmuar në luftën kundër trashjes./kohaislame.com

 

Ndalohet cdo lloj shprëndarje e artikullit.

Artikulli paraprakGjermania e pakënaqur me bisedimet Kosovë – Serbi
Artikulli vijuesAntioksidantët