Toleranca fetare në vendin tonë është dëshmuar me kohë, por fotoja në fjalë flet më shumë se fjalët. Fotoja e cila është shkrepur sot, shfaq priftin ortodoks teksa i tregon foton e tij katër klerëve të tjerë të cilët ishin ftuar të ndiqnin betimin e kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj para Këshillit Bashkiak.
Ai ka fotografuar veten dhe këtëmoment e ka ndarë edhe me drejtuesit e besimeve të tjera, të cilët ishin ulur krah njëri-tjetrit. Duket se ky xhest është përcjellë me humor nga klerikët. /albeu.com/