Maqedonasit e Tabanocit janë futur në kamp si refugjat për të vjedhur rroba

Organizatat jo qeveritare të cilat në mënyrë aktive po marrin pjesë në menaxhimin me krizën e refugjatëve gjatë ditës së djeshme kanë hetuar në popullatë lokale nga fshati Tabanoc të cilët janë futur në kamp dhe janë shndërruar në refugjat, informuan nga Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza, transmeton zhurnal.mk

Ashtu të shndërruar kanë kërkuar rroba nga vullnetarët, por janë vërejtur se prapa shatorëve rrobat i kanë vendosur në torba dhe përsëri janë kthyer për të kërkuar rroba të reja, qëndron në raport.
Pasi që përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare kanë vërejtur se po e bëjnë këtë gjë, i kanë lajmëruar në polici, ndërsa personat zyrtar i kanë vërtetuar si banor lokal. Të njëjtit kanë nisur që të ofendojnë dhe kërcënojnë përfaqësuesit e sektorit jo qeveritar prej të cilëve e kanë marr paraqitjen.
Përderisa është realizuar drama në tërësi, një person nga organizatat jo qeveritare ka mbetur pa telefonin e tij, i cili sipas gjitha gjasave iu është vjedhur, ndërsa tërë rrëfimi iu është treguar edhe përfaqësuesve të UNHCR.
Artikulli paraprakJanë ndarë 2.908 vërtetime për migrantë
Artikulli vijuesTë ndihmojmë Klajdin!