Maqedonasit lobim antishqiptar në Uashington

Në prag të mbajtjes së Samitit të NATO-s në Çikago,përfaqësues të shumtë politik(konsular),të asociacioneve të migracionit dhe fetare po lobojnë në Uashington kundër çështjes shqiptare në Ballkan me skenarët tashmë të njohur të përpunuara në aleancën serbo-maqedonase në Beograd dhe Shkup.

Me këto konstatime e nisin reagimin për opinionin e gjerë për të hedhur dritë para administratës amerikane dhe të drejtorisë së Samitit të NATO-s të asociacioneve të shoqatave,të verpimtarëve shqiptaro-amerikan të prirë nga LQSHA-së(Joe DioGuardi).

E kemi thënë me përgjegjësi po e përsersim se çështja shqiptare në Maqedoni nuk është zgjidhur ande,thuhet më tej në reagimin e Lobit Shqiptaro-Amerikan dhe të SHSHA-së në Çikago.Tërë problemi shqiptar është mbuluar në ato katër pesë faqet e Marrëveshjes së Ohrit,e cila për fatin jo të mirë ka mbetur në sirtarët e qeverisë Nikolla Gruevski,ndërsa çështja shqiptare ka mbetur e pambrojtur dhe e nëpërkëmbur me ligjet nënhije të kohës komuniste.Në të gjitha këto vija,jeta dhe e drejta shqiptare në këtë vend ka mbetur në mëshirën dhe servilitetin e spektrit politik shqiptar që për të forcuar pozitën e karrigës kanë harruar të flasin vërtetë për çështjen e kombit shqiptar në trojet e veta etnike.

Të dhënat e sotme nga NATO-ja se në Maqeoni jetojnë 40 përqind e popullit shqiptar jepë shpresë dhe hedhë dritë për të vërtetën e mëshehur me regjistrimet politike dhe të falsifikuara tash e pesedhjetë vjetë nga pushteti maqedonas.LQSHA-ja dhe asociacionet tjera kombëtare shqiptaro-amerikane theksojnë se lobimi antishqiptar që poi e bëjnë maqedonasit në Uashington do të dështojë me turp dhe gënjështrën e sirtarëve politik serbo-maqedonas për shqiptarofobinë mesjetare që çon ujë në dëmë të rrugëtimit të vlerave të demokracisë dhe të lirisë si vlera universale të njerëzimit.

Turpi dhe shemtia qeveritare maqedonase me lobim antishqiptar për bashkëqtetarët e vetë po bëhet pikërisht me paranë shqiptare(të taxapaguesve)që me mund të madh nëpër meridianet e botës i fitojnë leket për mbijetesë,ndonëse për shkak të padrejtësive historike ata ishin të detyruar që të lanë vendin e vet dhe me valigjen e mërgimit ua mësyen udhëve të botës për bukën e gojës,thuhet në këtë reagim nga Amerika.

Po e themi zëshëm se ka ardhur koha që të avansohet çështja e kombit shqiptar në Maqedoni në mbeshtetje të ndryshimeve të Kushtetutës për modelin demokratik të federalizimit ku shqiptarët do të kenë hisën e vet në shtetin multinacional dhe të barabartë më popullin maqedonas.Për këtë besojmë se duhen të kenë të qartë pushteti aktual i N.Gruevskit,i cili me protokollin e tij ndryshe po flet para institucioneve relevante ndërkombëtare dhe të SHBA-së e ndryshe po vepron pas shpine duke i majorizuar tejmase çështjen shqiptare si të dorës së dytë,thuhet më tej në reagimin e asociacioneve shqiptaro-amerikane në Nju Jork dhe Çikago.

Për fund asociacionet LQSHA-ja dhe shoqatat tjera në Amerikë,kërkojnë që të kundërshtojnë skenarët e disa individëve të konsumuar me nostaligjinë e ,,vëllazërim-bashkimit,,e të porositur nga organet qeveritare maqedonase për takimet sekrete për ti dhënë ngjyrën,,shqiptare,,me presidentin Ivanov në Çikago,kur dihet e vërteta se ai nuk është president i gjithë shqiptarëve,thuhet në reagimin e diasporës shqiptare në Amerikë./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakHollande mbështet Tadiqin
Artikulli vijuesAI kundër arrestimit të opozitarëve rusë