Përfaqësues të VMRO-DPMNE: Kryqi do të ndërtohet, kush e pyet Mexhitin

 VMRO-DPMNE thekson se kryqi në Butel do të ndërtohet dhe nuk ka kush e ndalon ate. Kjo u theksua nga përfaqësues të kësaj partie, të cilët janë tubuar në protestën për të shkuar në MPB për të protestuar në kërkim të kushteve për ndërtimin e kryqit.

“Ska kush e ndal kryqin dhe ajo do të bëhet. Ne kërkojmë nga ministri Spasov që të ndërmarrë masa për të zbuluar autorët që demoluan vendin e ngjarjes ku do të ngritej kryqi”, theksuan protestues të kësaj partie, të cilët janë në protestën e thirrur nga Kongresi Botëror Maqedonas.

Nga kjo parti theksojnë se kryetari i Çairit Izet Mexhiti nuk është askush që të përcaktojë se çka vendoset në komunën e Butelit.

Artikulli paraprakPrishja e kryqit; maqedonasit protestues kërkojnë largimin e Oliver Spasovskit (FOTO)
Artikulli vijuesMaqedonasit mallkojnë shqiptarët në protestën para MPB-së (VIDEO)