Në pajtim me kalendarin për shtrenjtimin e duhanit, më 1 korrik është paraparë rritja e çmimit për 3 denarë për pako. Çmimi i ri i duhanit do të zbatohet që nga kjo datë, me përjashtim të faktit nëse prodhuesit nuk i kompensojnë harxhimet/çmimin vetë, – transmeton “Tetova1”.
Kjo shënon, njëherësh, rritjen e fundit të duhanit për këtë vit. Vitin e ardhshëm cigaret do të shtrenjtohen për 4 denarë për pako.
Trendi i këtillë i rritjes së çmimit të duhanit për tetë (8) vjet do t’i shtrenjtojë dukshëm cigaret, të cilat pritet të arrijnë çmimin deri në 2.5 euro për pako.